Lekaj: Ka ardhur koha që Kosova të ngrejë zërin kundër qasjeve të padrejta

Aktuale

Lekaj: Ka ardhur koha që Kosova të ngrejë zërin kundër qasjeve të padrejta

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:47
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se ka ardhur koha që shteti i Kosovës të ngrejë zërin kundër qasjeve të padrejta që i bëhen dhe se këtë është duke e bërë kryeministri Ramush Haradinaj.

“Zëri që më në fund po kërkon trajtim të dinjitetshëm dhe të merituar nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe jo përulje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Lekaj ka thënë se të kërkosh drejtësi në proces nuk do të thotë se je kundërshtar i integrimit europian, por nënkupton fillimisht respektim të Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, me fuqi për të marrë vendime për vetveten.

Ai ka shtuar se këtë parim duhet të fillojnë ta respektojnë edhe partitë opozitare.

“Të cilat paskan marrë guximin të kritikojnë kryeministrin Ramush Haradinaj, subjekte këto të cilat kanë hezituar të marrin vendime të rëndësishme për vendin tonë, ose për më keq, ka nga ata që vazhdojnë të mohojnë shtetësinë e simbolet e Republikës së Kosovës. Qeveria Haradinaj punon në frymë evropiane, por para të gjithave e vë Kosovën”, ka potencuar Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat