Heshtje varri - Thaçi nuk shihet në horizont

Aktuale

Heshtje varri - Thaçi nuk shihet në horizont

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 00:08
Hashim Thaçi

Kohëve të fundit, presidenti Hashim Thaçi është shmangur jashtëzakonisht shumë nga paraqitjet publike.

Ai nuk është paraqitur në ndonjë konferencë për media apo intervistë. Të vetmin komunikim me publikun, presidenti e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.

“Një heshtje varri”, cilësohet mungesa e tij ditëve të fundit.

Media ka siguruar një fotografi të bërë gjatë ditës së sotme, ku presidenti është parë i vetmuar teksa ‘shëtitej’ nëpër korridoret e hollit të ndërtesës së Kuvendit.

Një sjellje e tillë e presidentit Thaçi është jashtëzakonisht e çuditshme për faktin se ai vazhdimisht kishte folur me entuziazëm për temat që janë aktuale këto ditë.

Image

Formimi i Ushtrisë dhe Gjykata Speciale, kishin qenë dy nga temat kryesore në retorikën e presidentit Hashim Thaçi, për të cilat kishte folur me entuziazëm të madh.

Teksa Ushtria e Kosovës pritet që të votohet gjatë kësaj të premte në Kuvend dhe Gjykata Speciale, tashmë veçse ka filluar intervistimin e personave që pritet të jenë pjesë të saj, presidenti Thaçi ka zgjedhur heshtjen.

Madje, ai ka filluar që të heshtë edhe për temën më të ‘dashur’ të tij, korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat