Safet Syla tregon se si u intervistua për 18 orë nga Specialja

Aktuale

Safet Syla tregon se si u intervistua për 18 orë nga Specialja

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:13
Safet Syla

(E plotësuar) - Safet Syla është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale për dy ditë radhazi me nga nëntë orë në ditë, pra, gjithsej 18 orë.

Para gazetarëve ai sot ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar se në çfarë cilësie është intervistuar dhe, duke thënë se kryesisht është pyetur për detyrat dhe angazhimin e tij personal gjatë kohës së luftës së fundit, por jo për çështjet konkrete.

Për gjërat e njëjta për të cilat ka dëshmuar dje para prokurorisë speciale, ai ka thënë se është intervistuar edhe në vitin 2011 nga Maulizio Salustro i Eulexit.

Syla ka thënë se nuk ka marrë ftesë me letër të shtypur, por është ftuar përmes telefonit.

Ai ka shtuar se të gjithë pjesëtarët e UÇK-së që pranojnë ftesë prej Gjykatës Speciale duhet të paraqiten dhe t’i përgjigjen drejtësisë dhe jo të ikin, për arsye që sipas tij nëse dikush prej tyre fillon t’i ikë gjykatës, atëherë të gjithë duhet të ikin, por sipas tij nuk kanë ku të shkojnë, pra duhet t’i përgjigjen, njofton Klan Kosova.

Ai ka thëne se nuk ka dorëzuar ndonjë dokumentacion, p.sh. ndonjë ditar, fotografi e gjëra të tilla, sepse siç ka thënë, kanë kaluar 20 vjet nga koha e luftës dhe nuk kanë dokumentacion të tillë.

Syka po ashtu ka deklaruar se Gjykata Speciale është padrejtësi që i është bërë Kosovës, duke thënë se nuk ka gjykatë në botë që merret veç me njërën palë.

Para se të fillonte lufta në Kosovë, Safet Syla ka shërbyer si komandant i stërvitjes në pikën stërvitore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tropojë të Shqipërisë. Ndërkaq, gjatë luftës ai ka qenë kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e Zonës Operative të Pashtrikut. Pas përfundimit të luftës, Syla shërbeu edhe si kolonel në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) – para se të emërohej drejtor i Zyrës për Çështje të Trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

***

Ish-koloneli i UÇK-së, Safet Syla ka folur, pasi që është intervistuar nga Prokurorët e Gjykatës Speciale. Syla ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, duke thënë se është intervistuar për dy ditë rresht.

“Unë jam ftu në cilësinë e dëshmitarit. Jam intervistuar për të gjitha detyrat dhe angazhimin tim gjatë luftës. Më kanë pyetur për gjithë angazhimin tim. Kam qenë edhe me 2011 nga prokurori Salustro" "Në zyre te EULEX’i, dy ditë nga 19 orë ", ka deklaruar ai.

Sipas tij, ish-ushtarët e thirrur nga Specialja janë në pozitë të pa lakmueshme duke u shprehur se UÇK ka bërë luftë të pastër.

“Ne jemi në pozitë të palakueshme se Gjykata Speciale merret vetëm me njërën pale. UÇK ka bërë luftë të pastër, ne kemi bërë luftë për mbrojtjen e familjeve tona, besoj në drejtësi”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat