Mediat serbe: 45 automjete të KFOR-it hynë sot në Mitrovicë

Aktuale

Mediat serbe: 45 automjete të KFOR-it hynë sot në Mitrovicë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:57
KFOR-i

(E plotësuar) - Rreth 50 automjete të KFOR-it janë nisur sot paradite nga komanda qendrore në Prishtinë, në drejtim të pikës kufitare Jarinje, ndërsa vërehen edhe helikopterë të paqeruajtësve të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri në atë pjesë.

Burimet bëjnë të ditur se përveç automjeteve të tyre, ushtarët e KFOR-it janë duke bartur me vete edhe pajisje që shërbejnë për bllokadë të rrugëve në rast nevoje, duke përfshirë këtu makineri të rëndë ndërtimore, gjemborë dhe të ngjashme.

Kp ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e KFOR-it në lidhje me prezencën e shtuar dhe lëvizjet e këtyre trupave në veri, por nuk arriti të marrë përgjigje.

Lëvizjet e KFOR-it vinë një ditë para se të votohet për formimin e Forcave të Armatosura në Parlamentin e Kosovës. 

***

Më shumë se 45 automjete të KFOR-it kanë hyrë sot në Mitrovicë, vetëm pak para orës 10:00.

Sipas mediave serbe, automjetet e KFOR-it janë duke shkuar në drejtim të Leposaviqit.

Përveç automjeteve luftarake, thuhet se ato me vete janë duke mbajtur edhe pajisje për bllokimin dhe vendosjen e pengesave, ekskavatorë, litarë dhe tela.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat