Publikohen pamjet e futjes së 45 automjeteve të KFOR-it në Mitrovicë

Aktuale

Publikohen pamjet e futjes së 45 automjeteve të KFOR-it në Mitrovicë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Kfori

Më shumë se 45 automjete të KFOR-it kanë hyrë në Mitrovicë, para orës 10:00.

Sipas mediave serbe automjetet janë vendosur në dy lokacione, dhe një prej tyre është Leposaviqi.

Tashmë janë publikuar edhe pamje ku shihen automjetet në lëvizje, përderisa nuk dihen se cila është arsyeja e futjes së tyre në Mitrovicë.

Ndryshe duhet përkujtuar që në Mitrovicë gjatë ditëve të kaluara pati protesta të shpeshta, ku serbët kërkonin largimin e taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat