Hoti: Qasje e Gjermanisë ndaj Serbisë duhet të bëhet politikë zyrtare e BE-së

Aktuale

Hoti: Qasje e Gjermanisë ndaj Serbisë duhet të bëhet politikë zyrtare e BE-së

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:53
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përshëndetur qëndrimin e Gjermanisë , i cili e kushtëzon progresin e Serbisë drejt Bashkimit Eevropian.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “mendësia gjeopolitike e Serbisë duhet të ndryshojë rrënjësisht përpara se asaj t’i hapet rruga drejt BE-së”.

Postimi i plotë:               

Përshëndesim qëndrimin e Gjermanisë, që po e kushtëzon progresin e Serbisë drejt BE-së.

Mendësia gjeopolitike e Serbisë duhet të ndryshojë rrënjësisht përpara se asaj t’i hapet rruga drejt BE-së. Orientimi momental i Serbisë nuk është në përputhje me objektivat për integrim euro-atlantik që ka Ballkani.

Kushtëzimi i Serbisë drejt BE-së duhet gjithashtu të lidhet me ndërtimin e raporteve normale me fqinjët e saj dhe, mbi të gjitha, me ndalimin e menjëhershme të agresivitetit të saj kundër shtetit dhe popullit të Kosovës.

Për paqen dhe sigurinë evropiane, kjo qasje e Gjermanisë duhet të bëhet politikë zyrtare e BE-së.

BE-ja duhet t’i ndihmojë popullit serb, sepse pa dyshim që ka nevojë për ndihmë për tu shkëputur nga e kaluara dhe nga orientimi i gabuar gjeopolitik.

Kjo është me interes për paqen afatgjate në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat