Ambasadori amerikan: SHBA mbështet ushtrinë e Kosovës, liderët të fokusohen në Dialog

Aktuale

Ambasadori amerikan: SHBA mbështet ushtrinë e Kosovës, liderët të fokusohen në Dialog

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 13:54
Philip S. Kosnett

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për ushtrinë e Kosovës dhe ka thënë se dita e nesërme është historik për Kosovën.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të gjithë liderët politik të përqendrohen në dialogun e Kosovës me Serbinë.

‏”Votimi i nesër për tranzicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do të mbështesin zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, i cili duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar si karakterin multietnik të vendit dhe ... përkushtimin e popullit të Kosovës për paqen. Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim dhe ri-përkushtim solemn për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha që të gjithë liderët dhe palët e interesuara të përqendrojnë energjinë në Dialog”, ka shkruar ambasadori Kosnett në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat