Ushtria e ardhshme rreshtohet para komandantit suprem

Aktuale

Ushtria e ardhshme rreshtohet para komandantit suprem

Nga: A.Zh Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 15:15
FSK

(E poltësuar) -Një ditë para votimit në Kuvend, pjesëtarët e FSK-së u rreshtuan në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Rreshtimi i tyre kishte një arsye. Ata po presin komandantin e tyre suprem. Presidenti i vendit po shkon t’i inspektojë ata. Kësaj radhe hoqi këmishën dhe kollaren.

Në vend të tyre veshi uniformën e njëjtë me ushtarët e FSK-së. Bashkë me komandantin  Rrahman Rama dhe me nderime ushtarake inspektoi ushtarët e të gjitha skuadrave. Pas kësaj bëri nderim tek përmendorja e ngritur për të rënët.

Pas intonimit të himnit të Kosovës dhe ngritjes së flamurit, presidenti mbajti një fjalim para ushtarëve të Forcës e cila që nga nesër do të transformohet në ushtri.

Thaçi tha se ushtarët këto ditë po i përjetojnë më ndryshe dhe me emocione të fuqishme, pasi që është afruar momenti i shumëpritur për Kosovën.

Thaçi: Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri tek momenti i shumëpritur

“Kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri tek momenti dhe vendimi i shumëpritur. Ky proces po rrjedh natyrshëm si rezultat punës dhe përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm. Ju, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë sonë. Ushtria e jonë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe kudo që është e nevojshme në botë”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit e ka quajtur ushtrinë e Kosovës të veçantë, pasi sipas tij, populli e krijuar ushtrinë para shtetit. Ndërsa tha se sot, çdo qytetar i vendit duhet të ndjehet krenar.

Thaçi: Pesë vite më parë u bë e ditur se Kosova është e gatshme për rol dhe mision të ri

“Nga ky muaj ju vajza dhe djem, më të mirët e kombit tonë, do të keni mandat të ri dhe mision të ri, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, respektivisht ju jeni Ushtria e Kosovës. Urime përsëri Kosovë. Do të shërbeni dhe do të mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, duke kontribuar edhe në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global... Populli jonë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë, dhe shtetin. Pas demilitarizimit Formuam Trupat Mbrojtëse të Kosovës. pastaj me ngritjen e nivelit të përgatitjes, u avancuam në Forcë të Sigurisë së Kosovës... Pesë vite më parë gjatë procesit të rishikimit të sektorit të sigurisë me të drejtë u arrit në përfundim se FSK është e gatshme për rol dhe mision të ri”, u shpreh ai.

Presidenti në fund të fjalimit të tij ka thënë se të gjitha forcat politike në vend janë unike që të nxjerrët vendimi i merituar, që FSK-ja edhe me ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të transformohet në ushtri profesionale dhe shumetnike.

Thaçi: Përfshirja e çdo komuniteti në FSK tregon vlerat e shoqërisë tonë

Kuvendi i Kosovës në mënyrë solemne do të marrë vendimin për këtë proces. Por, sot, nesër dhe gjithmonë, populli i Kosovës shikon kah ju me respekt, nderim dhe krenari dhe iu thotë falemnderit dhe urime për ushtrinë e Kosovës... Forca e Sigurisë e Kosovës është zhvilluar në një forcë profesionale, multietnike, e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, me përbërje shumetnike dhe me përfaqësim meritor gjinor. Përfshirja e çdo komuniteti në Forcën e Sigurisë të Kosovës e dërgon mesazhin më të mirë të mundshëm. Tregon vlerat dhe parimet e shoqërisë sonë”, ka thënë ai.

Sipas presidentit Thaçi, FSK-ja është institucioni më i besuar për qytetarët e Kosovës, prandaj si President dhe Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës është krenar për arritjet dhe sukseset e tyre.

Thaçi: FSK është dhe do të mbetet krenaria e Kosovës

“Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e them me bindje të plotë se kjo forcë është dhe do të mbetet krenaria jonë. Ushtarë të Republikës së Kosovës, urime detyrat e reja. Kryeni me nder dhe përgjegjësi”, than ë fund presidenti.

Në fund të fjalimit të tij, presidenti Thaçi ka garantuar komunitetet dhe NATO-n se FSK-ja është projekt i paqes, duke thënë se  Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë gjithmonë në shërbim dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve dhe pronës së tyre, pa asnjë dallim.

Thaçi para ushtarëve: Populli krijoi ushtri para se ta kishte edhe lirinë e shtetin

Presidenti Thaçi ka thënë se djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë do të kenë mandat të ri, mision të ri, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, si ushtri e Kosovës.

 “Do të shërbeni dhe do të mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke kontribuar edhe në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera. Populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin”, ka shtuar ai.

Presidenti i Kosovës në fjalimin e tij para ushtarëve të FSK-së ka theksuar se pas demilitarizimit,  u krijuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pastaj me ngritjen e nivelit të përgatitjes, u avancuan në Forcë të Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ky ishte një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

“Pesë vite më parë, gjatë procesit të rishikimit të sektorit të sigurisë, me të drejtë u arrit në përfundim se FSK-ja është e gatshme për rol dhe mision të ri. Për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ju gjithmonë keni qenë de fakto, ushtarë dhe FSK–ja, ushtria e Kosovës”, ka thënë  Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të fjalimit të tij ka thënë se të gjitha forcat politike në vend janë unike që të nxjerrët vendimi i merituar, që FSK-ja edhe me ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të transformohet në ushtri profesionale.

“Deputetët e Parlamentit të Kosovës, në mënyrë solemne do të marrin vendimin për këtë proces. Forca e Sigurisë e Kosovës është zhvilluar në një forcë profesionale, e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, me përbërje shumetnike dhe me përfaqësim meritor gjinor. Përfshirja e çdo komuniteti në Forcën e Sigurisë të Kosovës e dërgon mesazhin më të mirë të mundshëm. Tregon vlerat dhe parimet e shoqërisë sonë”, ka thënë ai.

Image

Presidenti me uniformën ushtarake të Komandantit Suprem inspekton ushtarët

Vetëm një ditë para ndryshimit të mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka inspektuar ushtarët e FSK-së dhe ka mbajtur një fjalim para tyre. Por, e veçanta e këtij inspektimi, ishte veshja ushtarake e presidentit të Kosovës.

Ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës, Thaçi kishte veshur uniformën ushtarake, duke u paraqitur si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 Para rreth 400 ushtarëve të FSK-së, Thaçi ka thënë se ushtarët këto ditë po i përjetojnë më ndryshe dhe me emocione të fuqishme. Kjo, sipas tij, është e kuptueshme, sepse kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri tek momenti dhe vendimi i shumëpritur.

“Ky proces po rrjedh natyrshëm si rezultat punës dhe përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm. Ju, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë sonë. Ushtria e jonë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka thënë Thaçi.

Image

Thaçi vishet me rroba të FSK-së, inspekton ushtarët në kazermë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po inspekton ushtarët e FSK në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai është veshur me xhaketë të FSK-së.

Vizita e tij në FSK vie pak orë para votimit për shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës./BS

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat