Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi vrau komandantët, tradhtoi UÇK-në, dërgoi shokët në Hagë, sot reklamohet për ushtrinë!

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi vrau komandantët, tradhtoi UÇK-në, dërgoi shokët në Hagë, sot reklamohet për ushtrinë!

Nga: N.Sh Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 18:16
Hashim Thaçi

Në prag të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ish agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari, e ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Përmes një postimi në Facebook, Miftari shprehet se, Thaçi është personi që ka vra komandantët kryesor të luftës, ka tradhtuar UÇK-në me marrëveshjen K-90, si dhe po tradhton përsëri shokët e vet duke i çuar në burgun e Hagës.

“Pilati i ushtrisë tonë

Çarmatosi dhe tradhtoj UÇK me marrëveshjen K_90, vrau komandantët kryesor të luftës... , dhe ata komandantë që mbeten gjallë sa mu pasuruar pas luftës para ca ditësh i dërgoj shokët e vet në burgun e Hages, sot kishe po reklamona për formimin e ushtrisë që vet e tradhtoj para 19 vitesh. Hipokriti”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat