Policia jep detaje për gjetjen e mjeteve shpërthyese në Gazimestan

Aktuale

Policia jep detaje për gjetjen e mjeteve shpërthyese në Gazimestan

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 18:42
Policia

Në orët e mbrëmjes Policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në rrugicën e hyrjes së Gazimestanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë Daut Hoxha në bazë të informacioneve të deritanishme nuk ndërlidhet me Gazimestanin.

“Me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë  të gjitha njësitet relavante policore, duke përfshirë njësinë për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Fillimisht për shkaqe sigurie është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes në perimetër të caktuar, duke përfshirë edhe bllokimin e segmentin rrugor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat