Veseli kthehet nga SHBA, gjithçka gati për seancën për formimin e Ushtrisë

Aktuale

Veseli kthehet nga SHBA, gjithçka gati për seancën për formimin e Ushtrisë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:56
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është kthyer sonte nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nesër do të hapë seancën plenare për votimin e ligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Numri një i Kuvendit, gjatë vizitës në SHBA ka marrë përkrahjen e plotë për formimin e Ushtrisë së Kosovës, si dhe për ndihma konkrete për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kadri Veseli ka pasur takime të rëndësishme në Pentagon, në Washington, New York dhe ka qëndruar në Shtetin e Iowa ku ka parë nga afër pajisjet ushtarake të cilat do ti ketë Ushtria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat