Ky është piloti i parë i FSK-së

Aktuale

Ky është piloti i parë i FSK-së

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 20:00
Afrim Zabeli

Forca e Sigurisë së Kosovës, nga nesër do të ketë mandatin e Ushtrisë, në kuadër të saj do të ketë edhe një pilotë, i cili sot ka diplomuar në Akademinë ushtarake të Turqisë.

Oficeri i FSK-së, Naim Haziri ka njoftuar se nëntogeri Afrim Zabeli, është piloti i parë i FSK-së i diplomuar.

Postimi i Hazirit në Facebook:

Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.  E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime Kosovë!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat