Rexhep Selimi: Nuk po formojmë sot për herë të parë ushtri

Aktuale

Rexhep Selimi: Nuk po formojmë sot për herë të parë ushtri

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:22
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se dita e sotme është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi që sipas tij po bëhet rritja e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

“Sot projektligjet kanë ardhur në lexim të dytë dhe ashtu siç është pritur do t’i votojë gjithë spektri  politik me përjashtim të serbëve. Është një ditë shumë e rëndësishme . Eksiton një entizuasëm i kuptueshëm por ende kemi punë për të bërë. Sot po votojmë vetëm ligjet por deri në bërjen e ushtrisë do të ketë shumë sfida”, ka thënë Selimi.

“Nuk po formojmë ushtri për herë të parë. Që nga UÇK deri më sot është bërë shumë punë dhe meritë për zhvillimin e sotëm kanë ushtarët e UÇK-së, oficerët e TMK-së, oficerët e FSK-së”, ka thënë Selimi.

“Dua t’i falënderoj të gjithë dhe ju shpreh mirënjohjen të gjithëve që e kanë sjell Kosovën deri në këtë ditë. Ne do të donim që sot t’i bënim ndryshimet kushtetuese që FSK  të shndërrohej edhe me emër në Forca të Armatosura por dihen arsyet pse është e pamundur që të ndodhë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat