Thaçi: Në ditën e votimit të ushtrisë, kujtojmë 20-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Aktuale

Thaçi: Në ditën e votimit të ushtrisë, kujtojmë 20-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:23
Mujë Krasniqi

Presidenti I vendit Hashim Thaçi, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi dhe 40 luftëtareve të tjerë, pikërisht në datën kur edhe sot do të formohet ushtria e Kosovës.

Postimi i Thaçit:

Në ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës, pikërisht sot kur të gjithë ndjehemi krenar me djemtë dhe vajzat e uniformuara, kujtojmë rënien heroike të komandantit Mujë Krasniqi, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së.

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës në 20 vjetorin e rënies së Mujës dhe 40 luftëtarëve të tij është mënyra më e mirë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat