Daut Haradinaj: Beogradit po ia bëjmë me dije se nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Daut Haradinaj: Beogradit po ia bëjmë me dije se nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:45
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është shpagim i angazhimit të brezave ndër vite.

“Për herë të parë Kosova edhe zyrtarisht do ta ketë ushtrinë e vet. Është kompletim i Republikës së Kosovës. Është meritë e gjithë asaj sakrifice që kemi ardh në këtë ditë”, ka thënë Haradinaj.

“Na mungojnë bashkëluftëtarët. Kjo ushtri do të jetë me standarde të NATO-s. Ky është proces. Ushtria do të jetë me procese të ardhme, evoluon jeta, shoqëria, pajisjet luftarake. Nga sot Kosova fillon ta ketë ushtrinë e vet. Substancën e kemi FSK-në por po ju japim të drejtë për mbrojtjen e karakterit territorial”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij ushtria po bëhet 100% në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Edhe serbët do ta gjejnë veten brenda kësaj strukture. Nuk po krijojmë ushtri etnike. Beogradit po ia bëjmë me dije se nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat