Rrustem Berisha: Prej ditës sotme është dashur të jem ministër i Mbrojtjes

Aktuale

Rrustem Berisha: Prej ditës sotme është dashur të jem ministër i Mbrojtjes

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:08
Rrustem Berisha

Pas votimit të ushtrisë nga ana e deputetëve të Kosovës, ministri aktual i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se votimi i tillë, me vota unanime të projektligjeve për ushtrinë e Kosovës është një kapitull i ri për Kosovën.

Sipas tij  me anë të kësaj është rrumbullakuar shtetësia e vendit tonë.

Të gjitha këto, ai i tha në një konferencë para gazetarëve në holl të Kuvendit.

Ai tha se formalisht qysh nga sot është dashur të jetë ministër i Mbrojtjes, mirëpo për shkak të procedurave duhet pritur.

Ministri, Berisha nuk kishte përgjigje se në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ministrisë do të jenë aleatët e Kosovës, përfshirë NATO dhe ShBA-të. Mirëpo,  theksoi se do të kenë bashkëpunim të afërt me SHBA-të dhe NATO-n

Berisha: Realisht është dashur që nga sot të jem ministër i Mbrojtjes

“Po hapet një kapitull i ri, në një formë po rrumbullakohet konsolidimi i shtetit të Kosovës, që nga sot ne realisht do të kemi dhe segmentin e mbrojtjes që është shumë i rëndësishëm...organizimi është i kryeministrit, kryeparlamentarit, presidentit, nuk është e ministrisë sonë. Një gjë ju garantoj se ne do të bashkëpunojmë me gjithë partnerët tanë strategjik, Nato dhe ShBA, me të cilët kemi bashkëpunuar dhe tani, por do të gjejmë dhe fusha tjera... realisht votimi është dashur që nga sot, unë do të jem prej momentin kur do të hyjnë në fuqi ligjet”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat