Thaçi: Pas ushtrisë, zotohemi se do të ndërtojmë Kosovën

Aktuale

Thaçi: Pas ushtrisë, zotohemi se do të ndërtojmë Kosovën

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:32
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas votimit të ushtrisë nga ana e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se ushtria e tani formuar do të punoi me gjithë aleatët e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ushtria e Kosovës është një e arritur e të gjithëve.

Thaçi: Ushtria e Kosovës do të ketë aleancë me NATO-n

“Do të punojmë me gjithë aleatët tanë, për ne nuk është me rëndësi numri dhe vendimi. Për ne është me rëndësi aleanca që ushtria e Kosovës e ka dhe do të ketë, e ajo është NATO”, tha ai.

Ndër të tjera, presidenti foli edhe për marrëveshjen finale me Serbinë, ku tha se me anë të dialogut një herë e përgjithmonë do të largoi këtë të fundit nga Kosova.

Thaçi: Për ne është me rëndësi aleanca me NATO-n

“Dialogu Kosovë-Serbi do të sjell marrëveshjen finale, njëherë e përgjithmonë do të largoj Serbinë nga Kosova. Do të sjell njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatën e OKB-së... angazhimi në agjendën tonë shtetërore, që është perspektiva evropiane, euroatlantike dhe e theksoj edhe një herë, domosdoshmëria që të arrihet marrëveshja paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbinë”, ka thënë presidenti, Thaçi, i cili njëherësh është dhe komandant suprem i ushtrisë.

Image

Thaçi: Ushtria do të ketë aleancë me NATO-n

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në oborr të Kuvendit të Kosovës për të mbajtur një konferencë për media, ku ka uruar qytetarët për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai edhe sot ka mbajtur të veshur një uniformë ushtarake, njëjtë si ditën e djeshme.

Tutje, ai e ka quajtur këtë ditë si historike.

“Sot është ditë historike për Republikën e Kosovës, për shtetin tonë. Është datë e jashtëzakonshme. Kjo është një e arritur historike dhe e arritur e jona. Ushtria e Kosovës dhe vet shteti do të jenë multietnike, funksionale, në shërbim të qytetarëve, për paqe në rajon dhe kudo në botë”, tha para mediave presidenti Thaçi.

Gjatë kohës sa ishte duke e mbajtur konferencën për media, në oborr të Kuvendit kaloi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, të cilët i shkëmbyen disa fjale.

Thaçi u dëgjua duke i thënë Haradinajt, “Urime edhe ty Kryeministër”.

Tutje, Thaçi ka kujtuar të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Kosovës duke u zotuar se do të punojnë në ndërtimin e Kosovës.

“Sot kujtojmë edhe njëherë dëshmorët, luftëtarët, veteranët, familjet e dëshmorëve, kujtojmë të gjithë ato sakrifica port zotohemi ta ndërtojmë Kosovën e re, evropiane, multinentike dhe Kosovës që të jetë pjesë e BE-së, NATO-së e Kombeve të Bashkuara”, tha në mes tjerash Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat