Osmani: Në ditën e Ushtrisë, pranë fotografisë së Komandantit të parë Suprem

Aktuale

Osmani: Në ditën e Ushtrisë, pranë fotografisë së Komandantit të parë Suprem

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:33
Deputetët e LDK-së pranë fotografisë së ish-presidentit Rugova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit të tri ligjeve që e shndërruan FSK-në në Ushtri, ka publikuar një fotografi ku në prapavijë shihet ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Sot, në ditën e ushtrisë, te fotografia e Komandantit të parë Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.

Ajo në dedikimin e saj për ushtrinë, ka përdorur edhe një nga frazat e përdorura shpesh nga ish-presidenti Rugova.

“Zoti e bekoftë Ushtrinë e Republikës sonë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Zoti i bekoftë miqtë e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar deputetja Osmani.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në mënyrë unanime ka miratuar tri ligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat