Ramush Haradinaj: S’ka mik më të mirë për paqen se FSK-ja, por s’ka as armik më të keq për armiqtë e paqes

Aktuale

Ramush Haradinaj: S’ka mik më të mirë për paqen se FSK-ja, por s’ka as armik më të keq për armiqtë e paqes

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është deklaruar pas vendimit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai nuk ka folur gjatë rreth këtij procesi por ka komentuar disa thënie të gjeneralit amerikan James Mattis duke iu referuar marinsave amerikanë ndërsa të njëjtën e ndërlidhi edhe me ushtarët e FSK-së.

”Të gjitha partitë të gjithë njerëzit  të kontribuojnë në forcën e Ushtrisë së Kosovës. Në asnjë situatë dhe asnjë rrethanë më nuk e vë në pikëpyetje mandatin e FSK-së”.

”Ne jemi të fundit që e kemi fituar paqen, e sikurse që thuhet se  s’ka miq më të mirë se marinsat amerikanë por dhe ska armiq më të mirë se sa ta ndaj atyre që e rrezikojnë paqen, e them edhe unë për FSK-në”.

”S’ka mik më të mirë për paqen se FSK-ja, por armiqt e paqes nuk kanë armik më të keq se sa FSK-në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat