Çmenden serbët pas formimit të ushtrisë së Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Aktuale

Çmenden serbët pas formimit të ushtrisë së Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Nga: D.RR Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:52
FSK

Mediave serbe sigurisht që nuk iu ka pëlqyer transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës. Votimi i tri projektligjeve që formojnë ushtrinë e Kosovës, u bë sot me vota unanime pro nga deputetët shqiptarë, e në sallë nuk ishin deputetët e Listës Serbe, shkruan “Bota sot”.

Mediumi i njohur në Serbi, Kurir, ka njoftuar serbët atje se Kosova e formoi ushtrinë e saj.

“Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot u miratuan të tre ligjet, të cilat lejuan FKS të shndërrohej në Ushtrinë e Kosovës. Në takim morën pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. 

106 deputetë votuan për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, ndërsa një deputet ishte abstenuar. Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës propozoi 45 amendamente që u miratuan në mënyrë individuale dhe të gjitha u miratuan pa votim.

107 deputetë votuan për projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Dhe propozimi i Ligjit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka pasur 45 amendamente dhe të gjitha janë miratuar me votat e 107 deputetëve”, shkruan Kurir.

Ata kanë futur fjalën ushtarë në thonjëza kur kanë treguar  se disa ushtarë të ardhshëm të Kosovës kanë qenë prezent në Kuvend, duke ironizuar në një mënyrë. Ata njoftojnë se votimi i ligjeve u përcoll me duartrokitje dhe se deputetët serbë nuk ishin në sallë.

“Siç njoftojnë mediat në Prishtinë, deputetët serbë nuk ishin në sallën e kuvendit dhe disa "ushtarë" të ardhshëm hynë në parlament. Pasi u votuan ligjet, duartrokitjet bënë jehonë”, shkruan Kurir, transmeton “Bota sot”.

Nga frustimi i tyre, Kurir shkruan se Prishtina po shkel disa marrëveshje ndërkombëtare me formimin e ushtrisë.

“Prishtina, siç shpjegohet më parë nga udhëheqja shtetërore e Serbisë, ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, Marrëveshjen e Kumanovës, Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Brukselit”, ka qenë shkrimi i Kurir, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat