Haradinaj: Asnjë situatë nuk e vë në pikëpyetje më suksesin e FSK-së

Aktuale

Haradinaj: Asnjë situatë nuk e vë në pikëpyetje më suksesin e FSK-së

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:53
Ramush Haradinaj

Pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se kjo ushtri është e paqes .

Duke shtuar se si e tillë është në të mirën e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh kombësisë.

Haradinaj: Ushtria e Kosovës është e të gjithëve

“Kjo është ushtri e paqes se bjen paqe , është ushtri e shqiptarëve  të Kosovës, e serbëve, turqve, boshnjakëve, ashkalive, egjiptasve, e goranëve, e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Njëkohësisht është partnere, e krejt ushtrive të rajonit dhe botës. Pra, vijmë në paqe,  e për paqe do të jemi gjithnjë. Ushtria e Kosovës nuk është ushtri  që e ka në doktrinë, pra me u kthy  kundër  popullit të vet, e serbëve të Kosovës. Si në jug, si në veri, janë njerëz të lirë, janë në shtëpinë  e vet, janë të Kosovës. Ushtria e Kosovës kurrë nuk do të përdoret  kundër tyre. Le ta harrojnë të gjithë  që Kosova  pra krijon doktrinë”, ka thënë Haradinaj.

Presidenti i  Serbisë, Aleksandër Vuçiqi  është ofruar afër zonës tokësore  në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë, i  cili ka deklaruar se aty do të qëndrojë tri ditë. I pyetur se a i sheh këto veprime si provokative , ai tha se ushtria e Serbisë, e ka fituar një  partner, pra ushtrinë e Kosovës. Haradinaj u shpreh i bindur se në një të ardhme të afërt do  shërbejnë së bashku, ushtarët e Ballkanit.

Haradinaj: Anjë situatë nuk e vë në pikëpyetje më suksesin e FSK-së

“Ju siguroj që asnjë pengesë më, edhe asnjë situatë nuk e vë  në pikëpyetje më  suksesin e FSK-së. Është me rëndësi ta kuptojmë çka do të thotë paqja, ne jemi të fundit që e kemi fituar paqen, por gjenerali Matiss, që është edhe sekretari  i Mbrojtjes në Amerikë  e ka një thënie të mirë: Nuk ka mik më të mirë  se marinsat, por nuk ka edhe armik më të keq. Unë me të vërtetë  mendoj që nuk ka mik më të mirë  askush  për paqe se FSK-në, armiqtë e paqes  që nuk mendoj që kanë armik më  të keq  se sa FSK-në’, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për aspektin buxhetor të transformimit të FSK-së në ushtri, meqë ishte diskutuar se kjo do të zgjas 10 vjet. Sipas tij, tash më këto procedura janë vetëm mekanike, sepse një gjë e tillë tash më është e paraparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat