Trajtimi i plagëve të marra nga lufta, ia pamundësoi deputetes të votojë për Ushtrinë

Aktuale

Trajtimi i plagëve të marra nga lufta, ia pamundësoi deputetes të votojë për Ushtrinë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Saranda Bogujevci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, nuk ka mundur të jetë prezent për të votuar transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës pasi është duke u trajtuar nga plagët e marra gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një sqarimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se deputetja po trajtohet nga lëndimet e plumbave të marrë më 28 mars 1999 nga militarët e Millosheviçit në trupin e saj.

“’Akrepat’ vranë 14 anëtarë të familjes, ndërsa 5 fëmijët që mbijetuan pësuan lëndime të rënda. Viktima më e re ishte vetëm 2 vjeç dhe më e moshuara ishte 69 vjeç”, ka shkruar në Facebook.

Ndryshe, gjatw ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri ligje të cilat transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat