Ish veprimtari i LDK-së, Shaban Manaj e kishte menduar shumë vite më parë Ushtrinë e Kosovës.
Një video nga koha e luftës, përkatësisht viti 1999, Manaj shihet gjersa mbante një fjalim me motive patriotike ku parashikohej se si do të dukej Ushtria e Kosovës, e cila sot u bë realitet.
“Bijtë tonë do të jenë ata që do të në përfaqësojnë në ushtrinë e popujve të botës, që do e ngrisin lart flamurin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës duke vepruar si Ushtri e Kosovës” thoshte Manaj ndër të tjera.
Me 23 korrik të këtij viti janë bërë plot 24 vite nga vrasja tinëzare e tij ndërsa vrasësist ende mbeten enigmatik.