(E plotësuar) - Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe shoqatave të dala nga lufta është mbajtur sot akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të komandant Mujë Krasniqit “Kapuqi” dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka nisur fjalimin me urimin për Ushtrinë e Kosovës, meqë sipas tij, edhe data 14 dhjetor nuk ishte caktuar rastësisht, por në ditën e përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqi.
Ai duke vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e Mujë Krasniqit, ka në këtë ditë të formimit të ushtrisë, po mungon ish-komandanti i UÇK, Sylejman Selimi, për të cilin ai tha se pret të kthehet fitimtarë nga burgu.
Veseli: Brezat që do të vijnë kanë nevojë përkujtimin e Mujë Krasniqit
“Sot në këtë ditë historike, nuk na mungojnë vetëm dëshmorët, na mungojnë edhe luftëtarët e gjallë që duhet të ishin në vendin e nderit. Na mungon njëri prej më meritorëve për këtë ditë, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandanti i TMK-së dhe FSK-së, komandanti Sylejamn Selimi. Syla, hyn në radhën e atyre komandantëve të cilët kthehen të fundit nga betejat, dhe ai do të kthehet fitimtarë. Kosova ka nevojë për të, ka nevojë për të ushtria e Kosovës. Ndërsa, brezat që do të vijnë kanë nevojë përkujtimin e Mujë Krasniqit dhe të gjithë të rënëve për liri për të mësuar se si jetohet e luftohet për atdhe”, theksoi Veseli.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është mjaft e madhe humbja e Mujë Krasnqit, i cili ishte luftëtar i hershëm.
Ai shtoi se edhe pas kësaj humbje nuk u zbeh besimi dhe bindja për të drejtën për liri. Haradinaj e ka përshkruar komandat “Kapuqin”, si luftëtar mjaft të zotim i cili sipas tij, ka qenë inkurajues për bashkëluftëtarët e lirisë.
Haradinaj: Mujë Krasniqi ishte prej luftëtarëve të hershëm
“Mujë Krasniqi ishte prej luftëtarëve të hershëm, pra ishte të para 98-tës. Njëkohësisht, Muja nuk ishte luftëtarë vetëm i betejës ose aty ku bëhej lufta. Ku do që ish Muja njerëzit i bëheshin luftëtarë, ku do që shkonte ai, aty u niske lufta. Me këndo që ish u kthente në luftëtarë të zot. Të gjithë bashkëluftëtarët e gjallë që janë këtu, e dinë pse po e them këtë. Ka qenë shumë zor me qenë ushtarë i tij për shkak se ai ka qenë aq luftëtar sa që ka qenë shumë vështirë me i qëndrua afër”, deklaroi Haradinaj.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhavit Jashari kryetari i shoqatës së dëshmorëve ka thëne se rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarët e tij është e veçantë për vendin.
Haradinaj: Kudo që ishte Muja, njerëzit bëheshin luftëtarë
Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe shoqatave të dala nga lufta është mbajtur sot akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të komandant Mujë Krasniqit “Kapuqi” dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka nisur fjalimin me urimin për Ushtrinë e Kosovës, meqë sipas tij, edhe data 14 dhjetori nuk ishte caktuar rastësisht, por në ditën e përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqi.
“Në këtë ditë të formimit të ushtrisë po na mungon ish-komandanti i UÇK, Sylejman Selimi, për të cilin presim të triumfojë për lirimin e tij. Komandant Mujë Krasniqi kujtohet sot për kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë”, ka thënë Veseli.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është mjaft e madhe humbja e Mujë Krasnqit, i cili ishte luftëtar i hershëm.
“Ku do që ishte Muja, njerëzit u bënin luftëtarë... Kemi pasur edhe shumë beteja me humbjen e ushtarëve, por kjo me Mujë Krasniqin ka qenë humbja më e madhja”, theksoi Haradinaj.
Ai shtoi se edhe pas kësaj humbje nuk u zbeh besimi dhe bindja për të drejtën për liri.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari ka thënë se rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarët e tij është e veçantë. /