Shefi i UNMIK-ut: Për sigurinë në Kosovë është vetëm KFOR-i

Aktuale

Shefi i UNMIK-ut: Për sigurinë në Kosovë është vetëm KFOR-i

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:50
Zahir Tanin

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, merr parasysh miratimin e tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, përmes të cilave iniciohen ndryshimet substanciale të rolit dhe përgjegjësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas deklaratës së UNMIK Tanin i referohet Rezolutës 1244 të KSKB-së, përmes së cilës i jepet përgjegjësia pranisë ndërkombëtare të sigurisë, gjegjësisht Forcës së Kosovës (KFOR), për ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Kjo Rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.”, thuhet në deklaratë.

PSSP-ja inkurajon të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të mund t’i rrisnin  tensionet dhe që të gjitha çështjet të trajtohen përmes dialogut politik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat