I ftuari nga Gjykata Speciale ishte bërë hit në internet 1 vit më parë – fliste për marrëdhënie seksuale me gomarica

Aktuale

I ftuari nga Gjykata Speciale ishte bërë hit në internet 1 vit më parë – fliste për marrëdhënie seksuale me gomarica

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 17:30
Sabahajdin Cena

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Pashtrikut, Sabahajdin Cena, njoftoi të enjten se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar.

Cena përmes një njoftimi dërguar mediave, konfirmoi se më datë 14 janar 2019 do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjatë periudhës së luftës kam qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut. Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’i shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrje për të zbardhur të vërtetën”, ka thënë Sabahajdin Cena nga Rahoveci.

Por, një vit më parë, Cena ishte bërë hit në internet kur në një prononcim për Klan Kosovën kishte folur për traditën e shqiptarëve për të kryer marrëdhënie seksuale me kafshë.

Ai kishte deklaruar se edhe ai kishte pasur dy gomarica, të cilat thoshte se ia merrnin “e gjithë çobania”.

“Për vete i kam pasur dy gomarica. Njëra i ka pasur këmbët e larme, ou… krejt çobania e dojshin edhe ma merrnin”, tregon ai për gomaricën, ndërsa thotë se kur kjo ka ndodhur ai ka xhelozuar . “Kam qarë si fëmijë, më është dhimbsur, e kam kuptuar si xheloz”.

Por, për dallim nga ajo kohë Cena këto raste në ditët e sotme deklaronte se i sheh si absurditet.

“Sot ju e keni kollaj midis Prishtine keni femra sa të doni”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat