Rasti Panda i politizuar mjaft shumë, kërkohet drejtësi

Aktuale

Rasti Panda i politizuar mjaft shumë, kërkohet drejtësi

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 17:36
Dea Dedi

Në 20 vjetorin e rënies së viktimave të rastit Panda, Fondi për të Drejtën Humanitare ka organizuar ligjëratën publike “Sot, 20 vjet më parë: Rasti Panda”, ku u kërkua të zbardhet vrasja 14 personave.

Bekim Blakaj nga Fondi për Të Drejtën Humanitare tha se ky rast edhe tash pas 20 viteve nuk është i qartë.

"Rasti Panda është politizu mjaft shumë. Aq më tepër ende nuk dihet se kush janë kryesit e kësaj vepre", tha ai.

Dea Dedi, ligjëruese e kësaj teme, ka treguar se qëllimi i kësaj është për nder të të gjitha viktimave.

"Jemi mbledh këtu në nder të viktimave, në 20 vjetorin e vdekjes së tyre. Të gjitha të gjeturat janë nga dëshmitarët okular. Kjo ngjarje ka ndodhur në komunën e Pejës. Gjatë vitit 1998 qyteti i Pejës ishte nën kontrollin e njësisë se operacioneve speciale dhe njësisë të policisë", tha ajo.

Kafeneja "Panda" gjendej pranë shkollës ‘Sveti Zara’ dhe shërbente si pikë takimi për të rinjtë, ku më 14 dhjetor në atë kafene ndodheshin 13 persona. Dy persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr mbi grupin e të rinjve që ishin brenda në kafene. Aty janë gjetur 42 gëzhoja plumbash të një pushke automatike.

"Në lagjen Kapeshnicë të Pejës brenda 3-4 ditëve, u arrestuan rreth 150 shqiptarë. Arrestime kishte edhe në fshatra dhe lagjet e tjera të Pejës. 6 persona u dënuan me nga një vjet burg", ka shtuar ajo.

Ajo ka i bërë thirrje institucioneve përkatëse që të zbardhet rasti i këtyre personave dhe të vihet drejtësia, edhe tash pas 20 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat