Mogherini thërret në Bruksel liderët e Ballkanit

Aktuale

Mogherini thërret në Bruksel liderët e Ballkanit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:21
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të jetë nikoqire e një takimi joformal në Bruksel ku do të mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 19 dhjetor.

Komisioneri për fqinjësi europiane dhe negociata Johannes Hahn gjithashtu do të jetë i pranishëm, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Bashkimi Evropian.

Pas takimit ata do të diskutojnë për zhvillimet e reja në rajon, duke pasur parasysh punën që është bërë në vitin 2018 dhe atë që pritet për vitin e ardhshëm.

Në vitin 2018, një perspektivë e Bashkimit EUropian e cila ishte bazuar në merita dhe arritje ishte riafirmuar për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni kishte aplikuar strategjinë e Ballkanit Perëndimor, duke sinjalizuar një rritje përkushtimi në rajon dhe Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor i cili bashkoi të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet e BE-së së bashku për herë të parë pas 15 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat