Në ceremoninë për Ushtrinë nuk merr pjesë asnjë ambasador përveç atij të Shqipërisë

Aktuale

Në ceremoninë për Ushtrinë nuk merr pjesë asnjë ambasador përveç atij të Shqipërisë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:40
Pamje nga ceremonia

Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ka nisur filluar ceremonia festive shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ceremonia po mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, por aty nuk ka qenë asnjë ambasador prezent as ata të NATO-s, përveç atij të Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Burime të mediave kanë bërë të ditur se për shkak të kohës së kufizuar nuk kanë mundur t’iu dërgojnë ftesa ambasadorëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat