Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar edhe sot vitin 2014, ku sipas tij në atë kohë ka qenë mundësia ideale dhe koha e duhur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai pas transformimit të misionit të FSK-së në ushtri të vendit, ka kujtuar vitin 2014 kur sipas tij me ndryshimet kushtetuese kishte qenë koha dhe mënyra ideale për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Në vitin 2014 ka qenë mundësia ideale dhe mbështetja e duhur për krijimin e ushtrisë me ndryshime kushtetuese, por edhe kjo nuk ia prish bukurin asaj qasje. E theksoj meritorë për krijimin e ushtrisë janë qytetarët, ushtarët dhe të gjitha institucionet e vendeve”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu më tej Thaçi është deklaruar me bindje se shtetet e QUNT-it mbështetin krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Unë sot kam takuar ambasadorët e QUINT-it ata mbështesin përpjekjet tona për t’i shërbyer paqes dhe rrugëtimin tonë euroatlantik. Disa prej tyre kanë mbështetur idenë tonë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.