“Nga vallja deri tek bakshishi” - Momentet qesharake në ditën e krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

“Nga vallja deri tek bakshishi” - Momentet qesharake në ditën e krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ka bërë sot që Agim Bahtiri ta harrojë përkohësisht këngëtaren me famë botërore, Shakira. Ai i është bashkuar valles me qytetarë para Kuvendit të Kosovës për ta festuar krijimin e ushtrisë.

E kur u pyeste për Shakirën, Bahtiri as nuk dëshironte të dëgjonte. Thoshte se më e rëndësishme është bashkimi i qytetit të Mitrovicës se ardhja e saj për ta hapur urën që do të bashkonte qytetin.

“Lereni ju Shakirën, kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi është që ne po e bashkojmë të gjithë qytetin e Mitrovicës”, thoshte Bahtiri duke mos preferuar të flas më për Shakirën.

Por jo vetëm Bahtiri u entuziazmua me krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu që nga mëngjesi i ditës së sotme kishte një pamje jo të zakonshme.

Ajo kishte veshur një pjesë së uniformës së Ushtrisë së Kosovës. Madje, ajo deklaronte se do të ishte në gjendje të shkonte edhe në luftë.

“Sot secili deputet ndihet sikur kur e kemi votuar Pavarësinë e Kosovës,  ky është vendimi kryesor pas Pavarësisë, shpresoj qe do vazhdojmë të jemi krah i aleancave që i kemi pas deri sot”, thoshte Musliu.

Megjithatë muzika e tupanxhisë nuk i pëlqeu vetëm kryetarit të Mitrovicës. Pal Lekaj, ministri i Infrastrukturës i dhuroi 100 euro bakshish një tupanxhie në sheshin e Prishtinës.

Në fakt, Lekaj kishte shprehur admirim edhe më herët ndaj tupanxhive. Ai në një përurim të një rruge kishte dhuruar 50 euro bakshish.

As për Donika Kadaj-Bujupin, nuk ishte ditë e zakonshme. Ajo në thonjtë e saj kishte dizajnuar flamurin kombëtar me shqiponjën dy krenare.

“Yes me shumë dashni për ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar në mënyrë të veçantë krijimin e Ushtrisë. Ai ka uruar në 12 gjuhë të ndryshme të botës.

“Puna e palodhshme e grave dhe burrave të Kosovës u shpagua: nga sot, ne kemi Ushtrinë që do t’i shërbej të gjithë qytetarëve. Duke festuar këtë arritje të madhe, në zotohemi të punojmë edhe më shumë për t’iu bashkuar aleatëve tanë në NATO. FSK e bënë Ballkanin më të sigurt” ka shkruar fillimisht në shqip Hoxhaj.

Deputeti tjetër i Nismës, Haxhi Shala me krijimin e Ushtrisë së Kosovës e quajti të përfunduar misionin e tij prej deputeti .

U deklaruar se është i gatshëm edhe të jap dorëheqje nga ky post..

“ Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për mua, si kryetar  i komisionit, por ka qenë  një ditë me fat  për mua  që t’i prezantoj  ligjet e FSK-së, në këtë rast transformimin e FSK-së  në Ushtri. Nga sot jam edhe i gatshëm  dorëheqjet nga  deputeti  në qoftë se kërkohet. Misioni jem  përfundon  me bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi jem, ky ka qenë misioni jem. Këtë e kam kërkuar nga kryetari Limaj, që të jem kryetar i këtij komisioni, për këtë arsyeje, për këtë ditë”, kishte deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat