Veseli: Themelimi i ushtrisë, në përkrahjen me partnerët tanë

Aktuale

Veseli: Themelimi i ushtrisë, në përkrahjen me partnerët tanë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në intervistë për RTK, flet për krijimin e ushtrisë, vizitën në SHBA, dialogun dhe për shumë zhvillime të tjera aktuale në vend.

Kryeparlamentari Veseli tha se themelimi i Ushtrisë së Kosovës një vendim i drejtë. “Kosovës deri tash i ka mungua ky institucion shumë i rëndësishëm i sigurisë. Kosova ka të drejtë ta këtë një forcë të sigurisë. Këta djem e vajza të Ushtrisë së Kosovës janë kuadrat më të përgatitura, ata janë shkollua në qendra të rëndësime shumë prestigjioze”, tha ai.

Kreu i Kuvendit Veseli tha se ndihet shumë krenar, sot në ditën e themelimit të ushtrisë së Kosovës. Ushtria do të jetë në mbrojtje të gjitha komuniteteve në vend njësoj si edhe për serbët në veri të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli tha se, gjatë vizitës në SHBA ka marrë përkrahjen e plotë për formimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe për ndihma konkrete për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Edhe 14 dhjetori ishte një datë e qëlluar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat