Ky është reagimi i Austrisë për Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Ky është reagimi i Austrisë për Ushtrinë e Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 23:00
Karin Kneissl

Ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl ka dal kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke thënë që paqja dhe stabiliteti në rajon nuk mund të ndërtohet duke formuar një ushtri.

“Hapat e thjeshtë duhet të shmangen sepse ato ndikojnë negativisht në dialog.

Paqja nuk ndërtohet duke formuar një ushtri. Prandaj, unë konsideroj se vendimi i sotëm i Parlamentit të Kosovës mbi transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri nuk është i dobishëm “, tha Karin Knajsl.

Mirëpo në anën tjetër ajo ka konfirmuar që Kosova është në një marrëveshje të ngushtë me NATO-në, Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë.

“Ne presim që qeveria e Kosovës të fillojë një dialog intensiv me të gjitha grupet e popullsisë në Kosovë tani dhe të jetë në marrëveshje të ngushtë me NATO, Bashkimin Evropian dhe partnerët e saj” përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat