Sot seancë e jashtëzakonshme për dialogun

Aktuale

Sot seancë e jashtëzakonshme për dialogun

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 07:14
Kuvendi i Kosovës

Sot në orën 10:00 takohet kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Siç njofton Kuvendi, në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Pas mbledhje së kryesisë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Mësohet se  marrëveshja për kalimin e tyre është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe pozitës.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Seanca ishte planifikuar edhe javën e kaluar, por dështoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat