Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips ka uruar Kosovën për themelimin e ushtrisë.
Në një reagim të tij, ai ka thënë se ky është shpërblim për të gjithë anëtarët e UÇK-së dhe ata që sakrifikuan për çlirimin e Kosovës, përcjell Bota sot.
“Kosova është në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike. Pastaj vjen pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe pastaj anëtarësimi i plotë në Aleancë”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Jam duke shkruar për të uruar Kosovën për vendimin e sotëm për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Kjo është një shpërblim për të gjithë ata që sakrifikuan për kombin dhe anëtarët e UÇK-së që luftuan për ta çliruar Kosovën.
Kosova është në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike. Pastaj vjen pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe pastaj anëtarësimi i plotë në Aleancë.
Urime popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj për hapin e madh të sotëm. Urimet më të mira!