Mediat serbe: Me formimin e ushtrisë u “pushtua” Kosova

Aktuale

Mediat serbe: Me formimin e ushtrisë u “pushtua” Kosova

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:22
Ushtria

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ditën e djeshme me shumica votash nga Kuvendi i Kosovës është konsideruar në vend si ngjarje historike, ndoshta me e rëndësishmja pas pavarësisë. 

Por, mediat serbe këtë ngjarje e kanë përshkruar si një “pushim” të Kosovës. 

Kurse fajin për këtë ia kanë adresuar edhe Kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se ai është përgjegjës për formimin e ushtrisë Kosovës. 

“Kryeministri Haradinaj është përgjegjës për formimin e ushtrisë, ai madje ka kërcënuar se do të dërgojë ushtarë në veri, ku edhe jetojnë serbët”, shkruan nje medium serb. 

Ndryshe, natën e mbrëmshme edhe Presidenti serb, Vuçiq i ishte drejtuar popullit të tij përmes një konference për media rreth zhvillimeve në Kosovë. 

Ai kishte thënë se Ushtria e Kosovës u miratua në mënyrë të paligjshme me ndihmën e Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat