Bolton me mesazh për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Bolton me mesazh për Kosovën dhe Serbinë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:55
John Bolton

John Bolton, këshilltar për siguri i presidentit amerikan Donald Trump, ka theksuar nevojën që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt që të jetë e mundur.

E ka theksuar këtë në takimin që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar. E ka ripotencuar përmes profilit të tij në Twitter.

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur…”, ka shkruar Bolton në Twitter.

Bolton nuk ka përmendur ushtrinë, por SHBA-ja ka shprehur përkrahje të parezervë për miratimin në Kuvendin e Kosovës të tri ligjeve që i japin FSK-së mandatin mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat