Haradinaj flet për “New York Times”: Ne nuk kemi zgjidhje tjetër si vend, përveç që të qëndrojmë në të drejtën tonë!

Aktuale

Haradinaj flet për “New York Times”: Ne nuk kemi zgjidhje tjetër si vend, përveç që të qëndrojmë në të drejtën tonë!

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një artikull të për prestigjiozes “New York Times”, për të cilin ka folur për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shpërdorë këtë artikull, duke thënë se  “Ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë”.

Postimi i plotë:

Kosova do të qëndrojë në të drejtën e saj për ta mbrojtur veten!

Për prestigjiozen “New York Times”, e cila përshkruan në një artikull krijimin e ushtrisë së Kosovës, kam shprehur qëndrimin e qartë se ne nuk kemi zgjidhje tjetër si vend, përveç që të qëndrojmë në të drejtën tonë! Ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë. Ushtria e Kosovës është moderne, multietnike dhe është rritur bashkë me partnerët tanë NATO-n e KFOR-in dhe do vazhdojë të qëndrojë në këto vlera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat