Meta: Fillimi i seancës peng i Thaçit, ai po bën korrigjimet e fundit në Draft-rezolutë

Aktuale

Meta: Fillimi i seancës peng i Thaçit, ai po bën korrigjimet e fundit në Draft-rezolutë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:33
Bardhyl Meta

Bardhyl Meta, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk ka pajtueshmëri ndërmjet partive politike që kanë thirrë seancën e jashtëzakonshme sa i përket Draft-rezolutës së PSD-së rreth çështjes së dialogut.

“Po shihet prej vonesës se nuk ka pajtueshmëri. Ata po e presin ‘izën’ e Hashim Thaçit, i cili tashmë po bën korrigjimet e fundit në këtë Draft-rezolutë”, ka thënë Meta.

“PSD të gjitha këto veprime po i bën që të marrë hise në qeverisje, ata po bëhen patericë e pozitës”.

“Sot nuk do të formohet një delegacion që del nga Kuvendi i Kosovës, po të ndodhte kjo aty do të duhej të ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Një delegacion çfarëdo që të jetë ai, sepse nuk mund t’i vendosi emër – po të jetë shtetëror do të duhej të përfshinte të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat