Hyseni: Ahmeti i gatshëm t’ia lëshojë vendin Mustafës në dialog

Aktuale

Hyseni: Ahmeti i gatshëm t’ia lëshojë vendin Mustafës në dialog

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:11
Shpend Ahmeti

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se kryetari i këtij subjekti, Shpend Ahmeti mund ta lëshonte vendin e bashkëdrejtuesit të dialogut, që pritet ta marrë sipas rezolutës së propozuar për dialogun.

Shpend Ahmeti, sipas tij është i gatshëm që t’ia lëshojë këtë vend kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Hyseni këtë e ka thënë duke ftuar edhe LDK-në dhe Vetëvendosjen që ta bëhen pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas rezolutës së propozuar nga PSD, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat