“Behgjeti e Shpendi në duar të Veselit, Hashës dhe Ramushit, LDK e VV ia tr*sën vetes”

Aktuale

“Behgjeti e Shpendi në duar të Veselit, Hashës dhe Ramushit, LDK e VV ia tr*sën vetes”

Nga: Bota sot Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:48
Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli

Publicisti Xhevat Rexhaj, ka hedhur kritika ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se këto parti kanë bërë hapa të gabuar, për shkak të “mosdijes dhe strategjisë”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Behgjet Pacolli dhe Shpend Ahmeti, janë në “duar të Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, përcjell Bota sot.

“Tash pse mos me thanë: o ju lumtë Bexh e Shpend, e besa edhe Mimoza që e luani vallen e çeçekut!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i Rexhajt, vie pas konfirmimit se koalicioni qeverisës PDK-AAK-NISMA-AKR, ka arritur marrëveshje për Rezolutën e dialogut me Partinë Socialdemokrate.

Reagimi i plotë i Rexhajt:

Kur partitë politike bajnë hapa të gabueshem. Shpesh ka ndodh që sidomos LDK e besa edhe VV t`ja rrasin veti gjatë proceseve, andaj më duhet të them se kryesitë dhe dy liderët e dy partive LDK dhe VV pos që ja kanë trus vetes, shul shqip e them se Pacoli dhe Shpeni jau kanë rrasë fell dy partive politike sepse nuk kanë dije e strategji, kur ashtë dashtë me e dit se Bexha e Shpeni janë në duar të Veselit, Hashes e Ramushit. 

Tash pse mos me thanë: o ju lumtë Bexh e Shpen e besa edhe Mimoza që e luani vallen e çeçekut!

Image
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat