SHBA-të: Kosova duhet ta ketë prioritet absolut dialogun me Serbinë

Aktuale

SHBA-të: Kosova duhet ta ketë prioritet absolut dialogun me Serbinë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripohuar se e përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës, por kanë thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë një prioritet absolut për Kosovën.

Departmanti i shtetit amerikan ka thënë se SHBA mbështet “transformimin gradual dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, multi-etnike që ndërvepron me NATO-n dhe përfaqëson të gjitha komunitetet në Kosovë”, raporton Zëri i Amerikës në Beograd.

Miratimin e ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri nga Kuvendi i Kosovës, Departamenti i Shtetit e ka quajtur vendim sovran të Qeverisë së Kosovës, në një deklaratë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu thotë se “siguria e Kosovës do të mbrohet më së miri duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë” dhe se për dialogu për Kosovën duhet të jetë një prioritet absolut .

“Ne apelojmë tek të dyja palët që të heqin të gjitha pengesat në mënyrë që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, thuhet në deklaratë.

“Qeveria e Kosovës më shumë se kurrë më parë duhet të vazhdojë të angazhohet me komunitetet pakicë dhe të punojë ngushtë me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tyre”.

“Ne presim që Qeveria e Kosovës të jetë e besueshme në përputhje me të gjitha marrëveshjet ekzistuese dhe detyrimet që i ka marrë në lidhje me trupat dhe operacionet ushtarake në Kosovë si dhe obligimet ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nga viti 2013 që për çdo operacion në veri të Kosovës duhet të konsultohet paraprakisht me komandantin e KFOR-it”, thuhet po ashtu në deklaratë.

Departamenti i Shtetit Amerikan shtoi se votimi i djeshëm në Kuvendin e Kosovës “nuk sjell ndonjë ndryshim të menjëhershëm në strukturë, mision apo edhe operacione” të FSK-së.

“Bëhet fjalë për hapin administrativ që efillon këtë proces, i cili do të zgjasë një dekadë dhe gjatë së cilës Kosova do të bëhet një vend që kontribuon në sigurinë”, tha deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat