Ngërç në Kuvend, s’janë numrat për rezolutën e dialogut

Aktuale

Ngërç në Kuvend, s’janë numrat për rezolutën e dialogut

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:26
Kuvendi i Kosovës

Seanca e paraparë të fillojë në ora 14:00, e cila më pas u shty për ora 16:30, nuk ka filluar ende.

Tashme janë bërë gati dy orë kur ishte paraparë të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës për rezolutën e dialogut, kjo e fundit nuk ka filluar ende.

Në sallë ende nuk kanë hyrë deputetët e PSD-së, të njëjtit po qëndrojnë në hyrje të sallë teksa ende nuk janë ulur në ulëset e tyre.

Ndërkohë, përveç deputetëve të PSD-së, edhe disa deputetë të PDK-së po mungojnë.

Nga Kuvendi ka dalë edhe Xhavit Haliti, ndërkaq aty nuk është parë as Ganimete Musliu.

Pas një rasti të vdekjes aty nuk ka ardhur as deputetja tjetër, Mexhide Mjaku.

Kësisoj, ende nuk dihet nëse ka kuorum për votimin e rezolutës së PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat