Deputeti i LDK: Kjo pakicë arrogante që po udhëheq me mandate të vjedhura nuk donë të matet në popull

Aktuale

Deputeti i LDK: Kjo pakicë arrogante që po udhëheq me mandate të vjedhura nuk donë të matet në popull

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:34
Ramush Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se janë në kërkim të zgjedhjeve, ndërsa bën me dije se nuk janë për pjesëmarrje për një dialog jo legjitim i transferuar te Presidenti përshkak se kemi Qeveri të pakicës e cila nuk e kishte guximin ta merr barrën e përgjegjësinë për të udhëhequr dialogun.

Ai me tej thotë se kjo pakicë arrogante që po udhëheq me mandate të vjedhura nuk donë të matet në popull, por të manipuloi me popull e pushtet me blerje deputetësh pa legjitimitet.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Ne kerkojmë zgjedhje e jo pjesëmarrje në dialog jo legjitim i transferuar te Presidenti përshkak se kemi Qeveri të pakicës e cila spati e ska guxim ta merr barrën e përgjegjësinë për të udhehequr dialogun.
Ne kërkojmë zgjedhje sepse me Kosovën udheheq nje pakicë prej 39 deputet nga 120. Ajo pakicë morri nja 10 deputetë të Vuqiqit kur u formua, morri nja 4 deputetë nga lista e LDK- së ,ata të AKR-së qē morren vota të elektoratit të LDK-së e pak andej e pak këndej e u krijua. Tash po don të udhëheq procesin e dialogun dhe mbijetesën e qeverisë me mandate të vjedhura pa kursyer mjete e metoda abuzive politike vetëm për ta ruajtur postet e pushtetin e mandateve të vjedhura. Në fund të zgjedhjeve ishin 61 deputet shqiptarë që mbeten në opozitë sepse ligji e kushtetuta e jep që koalicioni qe del i pari merr postet kryesore ,pa ju dhënë mundesia e marreveshjeve paszgjedhore e një shumice solide. Prandaj kjo pakicë arrogante qē po udheheq me mandate të vjedhura nuk don të matet në popull por të manipuloi me popull e pushtet me blerje deputetësh pa legjitimitet qytetar që sperfaqësojnë më askend përveq veten e tyre. Këto deklarata e rezoluta mbesin shkronja të vdekura në letër sepse sperfaqësojnë vullnetin e shumicës shqiptare dhe nuk kanë kurrfarë vlere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat