Milaim Zeka nuk voton deklaratën e Kuvendit të Kosovës, që dënon ndalimin e Sllobodan Petroviqit

Aktuale

Milaim Zeka nuk voton deklaratën e Kuvendit të Kosovës, që dënon ndalimin e Sllobodan Petroviqit

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:43
Sllobodan Petroviq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë së Nismës Socialdemokratë, Milaim Zeka, është deputeti i vetëm që gjendet në sallën e Kuvendit të Kosovës, i cili nuk e votoi propozimin e Kuvendit të Kosovës për deklaratën që dënon ndalimin e Sllobodan Petroviqit.

Kështu nga kjo Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të miratojë sonte deklaratën, që dënon ndalimin e deputetit serb, Sllobodan Petroviq, nga shërbimi sekret serb.

60 deputetë votuan për, kurse një ishte kundër dhe deklarata nuk kaloi, pasi duheshin 61 vota. Kundër deklaratës ishte deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat