Kadri Veseli ia huq, e bën Bilall Sherifin pjesë të grupit 6+

Aktuale

Kadri Veseli ia huq, e bën Bilall Sherifin pjesë të grupit 6+

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:36
Veseli dhe Sherifi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në seancën për dialogun ia ka huqur në një moment.

Ai ftoi për fjalim  Bilall Sherifin, duke iu referuar si deputet i grupit 6+.

Pas kësaj, nisin të qeshin deputetët në sallë, derisa Veseli i kërkon falje Sherifit.

Ndërsa, deputeti i Nismas, Billall Sherfi i thotë Veselit që nuk ka faj se edhe Nisma ka gjashtë deputetë.

“Ski faj, se edhe na jemi gjashtë”, ka thënë Sherifi duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat