LB: Kuvendi i Kosovës edhe përmes rezolutës së re injoron Kosovën Lindore

Aktuale

LB: Kuvendi i Kosovës edhe përmes rezolutës së re injoron Kosovën Lindore

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, pas miratimit të Rezolutës për dialog, nga Kuvendi i Kosovës, ka vlerësuar se është “e pabesueshme, por prapë me kokëfortësi, Kuvendi i Kosovës, edhe përmes rezolutës së re për bisedimet me Serbinë injoron Kosovën Lindore”.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

E pabesueshme, por prapë me kokëfortësi, Kuvendi i Kosovës, edhe përmes rezolutës së re për bisedimet me Serbinë injoron Kosovën Lindore. Pra prapë do të flitet vetëm për Kosovën dhe serbët në Kosovë, ndërsa për shqiptarët e mbetur nën Serbi vazhdohet të heshtet. Kështu i dhurohet Serbisë një pozicion i favorshëm strategjik në bisedime.

Nëse asgjë tjetër, mund të futej në rezolutë si pozicion reciprociteti në marrëdhënie me Serbinë përfshirë reciprocitetin për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun. Nëse aq shumë u ka mbetur tek këta kufij, kanë mundur së paku të kërkojnë reciprocitet në të drejta. Kështu realisht, në bisedimet e "reja" do të ketë qasje të vjetër. Kështu, edhe rezultatet do të jenë të vjetra. E kjo do të thotë vazhdim i status-quos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat