Të paaftit që do ta fuqizojnë Thaçin në dialog, ky është skenari i pozitës

Aktuale

Të paaftit që do ta fuqizojnë Thaçin në dialog, ky është skenari i pozitës

Nga: D.RR Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:26
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politik, Blerim Burjani e ka komentuar për “Bota sot” miratimin e draft-rezolutës së Kuvendit të Kosovës në të cilën është e përfshirë edhe PSD-ja së bashku me pozitën. Kjo rezolutë parasheh që Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj të jenë bashkëkryesues në dialog, e ekipi i tyre përbëhet edhe nga nëntë persona të tjerë.

Burjani i quan të paaftë këta njerëz për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, sepse sipas tij, ata nuk marrin vesh nga politika ndërkombëtare.

Image
Blerim Burjani

“Këta janë njerëz janë të paaftë për të udhëheq dialog që në kontekst është ndërkombëtar, jo vetëm këta njerëz që nuk dinë nga politika ndërkombëtare apo politik bërja. Mendoj vetëm një ekip politikisht shume mirë e edukuar dhe një ekip profesionale si logjistik mund të kryej dialog si duhet dhe të arrihet një marrëveshje e favorshëm dhe përfundimtare Kosovë dhe Serbi. Marrja e obligimeve të gjithë pozitë dhe opozitë mund të sjellë probleme e përçarje brenda vendit, asgjë mbarë nuk po shkon, përveç intrigave ndër partive dhe ballafaqime luftuese për pushtet në Kosovë”, është shprehur ai.

Burjani ka theksuar se roli i presidentit në bisedime nuk do të zbehet, përkundrazi do të fuqizohet me mbështetjen e kësaj ekipe që sipas tij, më shpesh do të jetë monitoruese e dialogut.

“Roli i presidentit fare nuk do të zbehet, por kjo ekip do të jetë mbështetës e presidentit dhe asistuese e tij në dialog e shpesh mund të jenë monitorues se sa të përfshirë drejtpërdrejtë. Përshtypja ime është se tash më është një draft ndërkombëtarë i marrëveshjes Kosovë-Serbi, është thjeshte dialog pak a shumë formal dhe pajtim në mes dy shteteve. Ky ekip nuk bëhet për ta dobësuar presidentin, por për të pasur më shumë legjitimacion më të madh”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Por, ai tregon se pa 2/3 e votave të Kuvendit, asnjë marrëveshje nuk mund të kaloj dhe të miratohet, ndërsa thekson se PAN shpreson që presioni ndërkombëtar ta bind LDK e VV të votojnë marrëveshjet përfundimtare.

“Kuptohet se pa 2/3 e votave të Kuvendit nuk ka marrëveshje të aprovuar nga Kuvendi, kjo kështu nuk shkon, as nuk duhet që PAN dhe të tjerët të bëjnë lojë të kot politike, ata si PAN planifikojnë se në fund edhe tjerët me presion ndërkombëtar do të votojnë pro ndonjë marrëveshje eventuale të arritur”, tregon ai.

Në fund, Burjani mendon se kjo ekip ka probleme themelore me marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ekipi është numerikisht i pakuptimtë për shkak se ka 11 anëtar, shumica e tyre kanë probleme themelore me marrëveshjet ndërkombëtare. Një ekip e tillë e imponuar është e pamarrur vesh. Nuk kam ndonjë koment pozitive në këtë fazë, pra duhet një ekip e vogël politike prej më së shumti pesë personave dhe një ekipe profesionale”, ka nënvizuar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat