Veseli: Nga sot Kosova do të ketë përball vetëm Serbinë - Bota Sot
Veseli: Nga sot Kosova do të ketë përball vetëm Serbinë

Aktuale

Veseli: Nga sot Kosova do të ketë përball vetëm Serbinë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:49
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka konsideruar lajm të mirë miratimin e sotëm nga ana e Kuvendit, të rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në një adresim para mediave, kryeparlamentari Veseli tha pas vendimit historik të një dite më parë, lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, sot Kuvendi ka marrë vendim tjetër të rëndësishëm për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe ruajtjen e partneritetit me BE-në.

 Kreu i Kuvendit tha se votimi për delegacionit shtetëror, do të thotë po sovranitetit, integritetit territorial dhe dialogut në të cilin shkon Kosova, që Serbia ta njoh shtetin e pavarur dhe sovran të saj. Ai tha se shteti ynë do ta ketë vendin e merituar në OKB.

“Jam i lumtur për këtë vendim që është marrë në Kuvend, pasi që, nga maji jam përpjekur të gjej një konsensus ndërmjet partive politike. Sot me një shumicë legjitime dhe shqiptare të Kuvendit të Kosovës, i themi po dialogut me Serbinë. Ky është edhe një lajm i mirë për Kosovën. Jemi të zotët të marrim vendime, të mbrojmë Kushtetutën, territorin e sovranitetin”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se i ka ardhur fundi konflikteve të brendshme, të cilat kanë marrë energji dhe se që nga sot, Kosova do të ketë përballë vetëm Serbinë. 

Po ashtu Veseli deklaroi se Kosova ka respektuar çdo marrëveshje me Serbinë, por është kjo e fundit që nuk po u përmbahet atyre. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...