Haradinaj: Vendimet e fundit e kanë fuqizuar shtetësinë e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Vendimet e fundit e kanë fuqizuar shtetësinë e Kosovës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:52
Ramush Haradinaj

Viti 2018 e ka konsoliduar shtetësinë tonë, tre vendimet e fundit kanë qenë jetike për rrubullaksimin e pavarësisë sonë. Përmes këtyre janë pjekur kushtet, që t’i japin mundësin Kosovës që të arrij atë që i ka munguar që dhjetë vite, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë kryetari i AAK-së dhe njëkohësisht kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin përmbyllës të fundvitit që ka organizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Haradinaj, u shpreh se gjërat tani më kanë ndryshuar për Kosovën, sipas tij nëse para një viti ka pas njerëz që kanë menduar që pavarësia e Kosovës nuk do të jetësohet, sot është më ndryshe, pasi ky vit po përmbyllet me disa vendime jetike të përfunduara që e fuqizojnë shtetin e Kosovës.

Haradinaj: Kemi marr dy vendime që na forcojnë 

“Ne e përmbyllim këtë  vit të konsoliduar, si jemi konsiliduar. E para me një proces që na ka mbajt shumë peng, që është dialogu, i kemi marr dy vendime, që të dyja na forcojnë. Kemi marr vendimin e taksës një qind për qind që na jap fuqi në tavolinë. Njëkohësisht kemi marr vendimin e përfaqësimit tonë si Kosovë, e jo të shkojmë individualisht. Taksa dhe oferta që  kemi qitë  në  tavolinë me delegacion sot, ju siguroj që  i hap atë mundësi Kosovës që i ka munguar që dhjetë vjet, pra mundësin që më në fund në tavolinë të arrihet një marrëveshje obligative, ligjore, për njohje mes Kosovës dhe Serbisë, pra janë pjekur këto kushte”, deklaroi Haradinaj.

Ushtria, sipas Haradinajt është po ashtu një arritje e madhe, siç thotë ai, përmes saj është përmbyllur shtetësia e Kosovës që  dërgon porosi të qarta se me Kosovën duhet me besuar vetëm me atë të 17 shkurtit.

Ndërsa, në lidhje me vizat, tha se kemi një telashe për BE-në, pasi është dashur me udhëtuar lirshëm tash. Haradinaj pohoi se populli i Kosovës e meriton dhe ka drejtë të lëviz brenda zonës shengen. Ndërsa, për Gjykatën Speciale, shtoi se askush nuk do të  turpërojë vetën, të gjithë kokë-lartë t’i përgjigjën çfarëdo ftese.

Haradinaj: Kemi një  problem me BE-në

“Ne po dëshirojmë  me u anëtarësuar në  BE, me i taku familjes popujve në  BE. Por e kemi një  telashe me ta, na ka dhënë  një  kontratë,  plotësoni këto kushte, ne ju japin liberalizimin. Ne është  dashur me udhëtuar lirshëm tash, ose më 1  janar. Po ndodh e kundërta, prej Be-së po vijnë  ftesa, por për ushtarët e UÇK-së,  për ata që e kanë  pruar  lirin  me shku në  gjykata. Kosova nuk e turpëron veten, as këtë rast nuk jemi turpëruar në  gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalit të  Hagës, as të  EULEX-it, asnjë  pjesëtar i luftë s nuk e turpëron vetën, do t’i përgjigjet drejtësisë. Por e kemi dhe diçka, popullin e kemi të  izoluar, a bën këtij populli që  i kërkohet dhe një  filtër i drejtësisë me i dhanë  respektin e duhur, me i dhanë  liberalizimin” shtoi, kreu i egzekutivit, Ramush Haradinaj. &nb sp;  

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë ka hyrë  në  vitin e dytë të tij qeverisës, dhe për këtë arsye ai u shpreh falënderues ndaj partnerëve të koalicionit. 

Po ashtu, theksoi se janë të gatshëm çdo herë  për zgjedhje të  reja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat